Mziu: Nuk shoh një zgjidhje për situatën në PD, grupi parlamentar jo ekzistent, partia pa struktura

Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, deputeti demokrat Xhelal Mziu tha se e lexon situatën në PD në këndvështrimin e zgjedhjeve që vijnë pas një viti.

Ai u shpreh se nuk e sheh një zgjidhje dhe një dritë jeshile sepse grupi parlamentar i PD-së është jo ekzistent dhe pa struktura, si dhe një kuvend të njëanshëm.

Mziu: Kemi vetëm një grup rithemelimi dhe grupi parlamentar që janë të vetmit të certifikuar nga votuesit dhe PD-ja. Ka qenë ky grup që ishte unanim për t’i kërkuar dorëheqjen e Bashës. E lexoj situatën në këndvështrimin e zgjedhjeve që vijnë pas një viti.

Që ne të shkojmë në ato zgjedhje më shumë sesa ishim me 25 prill, duhet të bashkohet organikisht PD-ja dhe të dalim përtej që të bëhemi një mazhorancë. Nuk shoh një zgjidhje dhe një dritë jeshile sepse grupi parlamentar është jo ekzistent dhe pa struktura, si dhe një kuvend të njëanshëm që është më pak sa 26 për tu realizuar. Kanë filluar zgjedhjet e njëanshme.