Boçi: Në opozitë secila parti të ketë identitetin e vet, kanë çeduar marrëveshjet PD-LSI
Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, deputeti demokrat Luçiano Boçi tha se është e rëndësishme që në opozitë secila parti të ketë identitetin e vet.
Sipas tij, Rasti i fundit që është më shpjegues; në totalitet PD dhe LSI kishin më shumë vota se sa PS-ja, por ceduan në marrëveshje.
Boçi: Është e rëndësishme që në opozitë secila parti të ketë identitetin e vet. Kështu në terma numerikë shtohen votuesit në raport me identitetit të tyre partiak. Humbja e identitetit për shkak të sistemit zgjedhor kanë humbur edhe kauzat.
Rasti i fundit që është më shpjegues; në totalitet PD dhe LSI kishin më shumë vota se sa PS-ja. Por nuk u bashkuan votat dhe këtu cedoi ajo marrëveshje politike mes PD dhe LSI që të perceptohej besimi i publikut ndaj një grupi opozitar që janë alternativë.

