Çela: Grupi i Bashës pakicë e vogël, duan të pengojnë ringritjen e PD-së, mund të krijojë parti të re
I ftuar në RTV Ora, analisti Genti Çela u shpreh se ka një përpjeke të dëshpëruar për ta zvarritur sa më gjatë procesin e ringritjes së opozitës.
Sipas tij, ankimi i sotëm i Alibeajt është një ankimin që bie në kundërshtim me kodin e procedurës civile sepse për të bërë një ankimim duhet të jesh palë e një procesi gjyqësor.
Çela: Ka një përpjekje të dëshpëruar për ta zvarritur sa më gjatë procesin e ringritjes së pozitës për të cilën Shqipëria ka shumë nevojë. Kjo është një përpjekje e fundit e një grupi të vogël të ngelur në PD që nuk pajtohen me realitetin, të paktën në 11 dhjetor e këtej. Në fakt edhe ankimi i sotëm është një ankimin që bie në kundërshtim me kodin e procedurës civile sepse për të bërë një ankimim duhet të jesh palë e një procesi gjyqësor.
Ky është thelbi sepse në bazë të kësaj gjykata nuk pranon dot ankimim pa qenë palë në një proces. Çështja është se ky grup i vogël në PD që ngjarje me personazhet që kanë ngelur në ishuj dhe nuk e dinë se lufta ka mbaruar. Atyre u duhet bërë e ditur se lufta ka përfunduar dhe se PD-ja ka një kryetar që është grupi i Komisionit të Rithemelimit që e ka vendosur gjykata dhe vota dhe fryma e shumicës në PD, gjë të cilën Basha nuk e ka pasur.
Çela shtoi se vendimi i 25 marsit e ka zgjidhur krizën në PD sepse vula dhe vendimit e 11 dhjetorit i ka zgjidhur gjykata.
Çela: Mendoj se 25 marsi e ka zgjidhur krizën në PD sepse vula dhe vendimit e 11 dhjetorit i ka zgjidhur gjykata. Problemi me një grup të vogël deputetësh që nuk kanë kompetenca edhe pse Alibeaj e quan vete kryetar, ai është i shkarkuar në 11 dhjetor me kuvend. Sigurisht që nuk mund të njihet asnjë vendim tjetër që bie ndesh me këtë vendim, sepse rrëzohen çdo akt tjetër i marrë më pas. Kas mundësi që Basha të krijojë një parti të re me figura të vjetra dhe humbëse.

