Ju flet Moska - Si do të sillet sot Rusia në situatën e Perandorisë Britanike, në Maj 1940

Si do të sillet sot Rusia në situatën e Perandorisë Britanike, në Maj 1940 ishte tema e kësaj të hëne në “Ju flet Moska” në RTV Ora, nga Kastriot Myftaraj.

Myftaraj: Një gjë të bën përshtypje në luftën Ukrainë-Rusi, sepse kërkohet të shihet lufta si një çmenduri e Putinit dhe analizat bëhen mbi këtë pikënisje.

Rusia gjendet në situatën ku u gjend perandoria britanike në 1940. Mediat perëndimore nuk i kanë qejf krahasimet historike lidhur me luftën e sotme.

Britania e madhe për shekuj me radhë kishte venë si perimetër mbrojtje vendet e ulëta. Pra nuk duhet që një fuqi e madhe të kontrollonte kanalin britanik dhe vendet e ulëta se shihet si rrezik.

SHBA-të me tu krijuar shpallën doktrinën Montro dhe shpallën një perimetër sigurie në Atlantik. Në prag të Luftës së Dytë Botërore paralajmërimet i drejtoheshin Japonisë dhe Gjermanisë.

Teoria e sigurisë britanike ndër shekuj mbështetej në atë teorinë e ekuilibrit të forcave dhe kjo thoshte se Evropën nuk duhet ta sundojë asnjë fuqi e madhe.

Situata e Rusisë sot është e ngjashme me atë të Britanisë në 1940 kur ra Franca si pasojë e disfatës ushtarake. Hitleri në fund të majit i ofroi Britanisë që të garantonte gjermania ekzistencës e Britanisë dhe ajo t’i linte sundimin e Evropës.

Rusia sot ndodhet në situatën e Britanisë në kuptimin që po i jepen shenja nga NATO dhe ShBA-ja që i garantohen kufijtë Rusisë që të mos prekë Ukrainën.