Gjykata i shpalli të pafajshëm, IFATCA thirrje Albcontrol të kthejë në punë 3 kontrollorët
Më datë 29.3.2022, Gjykata e Apelit Tiranë ka rrëzuar ankimin e prokurorëve për vendimin e saj Nr. 2762.
Të gjitha akuzat e ngritura nga Prokuroria ndaj tre kontrollorëve të trafikut ajror janë rrëzuar me këtë vendim. Gjyqtari këmbënguli megjithatë që prokuroria të zbulojë personat që ishin përgjegjës për mbylljen e hapësirës ajrore të Shqipërisë.
"Komuniteti Ndërkombëtar i Kontrollit të Trafikut Ajror e mirëpret këtë gjykim pasi jep siguri se standardet ndërkombëtare të aviacionit dhe ligji evropian mund të ndiqen nga profesionistë të tillë si kontrollorët e trafikut ajror në Shqipëri" thotë Z. Frédéric Deleau, Zëvendës-Presidenti Ekzekutiv i IFATCA-s për Evropë.
“Pas këtij vendimi që shpalli të pafajshëm kontrollorët shqiptarë të trafikut ajror, kontrollorët evropianë të trafikut ajror presin nga punëdhënësi Albcontrol, i cili i ka dënuar kontrollorët e trafikut ajror në fjalë duke i mbajtur në burim pagën dhe duke i pushuar nga puna, ndërkohë që ata do të konsideroheshin të pafajshëm gjatë procesit në vazhdim te procedimi penal, të marrë përgjegjësinë për mosrespektimin e sistemit juridik të Shqipërisë. Presim që Albcontrol t'i kthejë menjëherë në punë kontrollorët e Trafikut Ajror” thotë Volker Dick, President i ATCEUC.

