Boçi: Nuk ka mazhorancë brenda PD-së, sepse jemi në opozitë kundër Edi Ramës

Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, deputeti demokrat Luçiano Boçi u shpreh se ai është anëtar i grupit parlamentar PD-së dhe për këtë më ka shtyrë sentimenti i votuesit

Ai u shpreh se nuk ka mazhorancë brenda PD-së, sepse janë në opozitë kundër atij që kërkon që të bëjë opozitë pjesën tjetër.

Boçi: Ne kuptohemi se po duam bashkimin, por nuk po merremi vesh sepse po ndjekim rrugë të ndryshme. Unë nuk përdor as foltore dhe as ata që ishin me Bashën, ne jemi PD-ja dhe jam anëtar i grupit parlamentar PD-së dhe për këtë më ka shtyrë sentimenti i votuesit.

Edhe anëtarët e tjerë votuesit kapën. Nuk ka mazhorancë brenda PD-së, sepse jemi në opozitë kundër atij që kërkon që të bëjë opozitë pjesën tjetër. Nuk duhet përdorur kjo gjuhë politike. Nuk k mazhorancë te ne dhe ne na orienton votuesi. Si bashkohet votuesi? Procesi zgjedhor që është përpara nuk është perfekt sepse u nis në një përplasje.