Hoxhë Mara: Anashkalimi dhe mohimi i prindërve shënon kapitullimin e një shoqërie sado e emancipuar qoftë
Na ndodh shpesh që gjërat dhe të mirat që kemi nuk ua dimë vlerën deri në momentin që i humbim ato. Për të shkuar aty ku secili prej nesh ka ambicie, më së pari do të duhet të vlerësojë dhe të jetë falenderues për gjërat që kemi.
Në emisionin “Kjo është koha” në RTV Ora, hoxhë Gentian Mara shtjelloi gjerësisht temën e begative dhe mirësive që ne kemi në jetën tonë të përditshme.
Ai thotë se në konceptin fetar, të jesh i bekuar nis qysh me ekzistencën e njeriut që na e ka dhuruar Zoti.
Si të ruajmë dhe shtojmë begatitë duke qenë falenderues
Profeti ynë na ka vendosur një ligj, një rregull, në aspektin monetar. Për pasuri shih gjithmonë ata që janë poshtë teje dhe për dituri dhe shkencë shih ata që janë mbi ty. Vetëm kështu ne mund të shkojmë përpara.
Të gjithë kemi farefis dhe të njohur, secili kemi jetën tonë. Profeti na thotë se kush dëshiron ti shtohet jeta dhe ti hapen dyert e furnizimit të Zotit le ti mbajë fort lidhjet farefisnore. Nuk është mbajtës i lidhjes farefisnore ai që thotë: Më vizitoi po ja kthej vizitën, nuk më vizitoi unë nuk i shkoj atij. Është ai që është nismëtar, merr nismën. Duke mbajtur fort lidhjet farefisnore na shtohet begatia në jetë. Të duket jeta më e këndshme dhe më e gjatë. Jeta jetohet me njerëzit.
Mos fut në shtëpi përveçse njeriun e devotshëm. Njeriu i devotshëm është ai i cili hyn me gojë dhe sy dhe del prej shtëpisë tënde "memec, qorr dhe i shurdhër."
Kërkojmë në familje të kemi sukses dhe bereqet. Duhet të kemi vazhdimisht mësim-besimin me fëmijët tanë.
Kërkojmë të kemi begati në ushqimin tonë. Është e frishme, përjetojmë shpërdorim të madh. Ne jemi popull që akoma themi po shkojmë të hamë bukë ndërsa bota thotë po shkoj të drekoj apo ha darkë. Ne kemi vuajtur breza me radhë për çështjen e bukës jo më ushqimet. Sot të vjen keq që shpërdorohet me ushqim, flaket tutje.Ndër gjërat më të habitshme që kam parë është kur sheh bukë në tokë.Shtimi i begatisë në ushqim është duke e ruajtur dhe duke e ndarë atë me të tjerët. Dhuroni tu japë Zoti bereqet.
Shtimi i begatisë te prindërit. Nëse nuk do të kemi njerëz që nuk e njohin mirësinë dhe vlerën e prindit nuk do të kemin vlera në shoqëri.Vlerat në shoqëri aty përfundojnë. Le të kemi një shoqëri sado të civilizuar, nëse anashkalohet prindi, nuk dihet vlera e prindit, mohohet prindi, aty ka kapitulluar një shoqëri.Kënaqësia e Zotit është në kënaqësinë e atyre dy prindërve të tu dhe zemërimi i Zotit është në zemërimin e dy prindërve të tu. Prindi është si një libër, sot respektin që u bën prindërve ti po e shkruan dhe vjen një ditë që do ta lexosh nëpërmjet fëmijë të tu.
Mirënjohja. Ai i cili nuk falenderon Zotin për të paktën që i ka dhënë ai nuk e falenderon dhe nuk di ta falenderojë Zotin edhe nëse i jep shumë.Ai i cili nuk falenderon njerëzit për të mirën që i kanë bërë ai nuk di të falenderojë dhe Zotin.Si mund të pretendojë njeriu se ai është falenderues dhe mirënjohës ndaj Zotit kur në jetën e përditshme ai nuk është falenderus dhe mirënjohës ndaj krijesave që për një arsye apo tjetër patën vlerë ndaj tij, qofshin me lidhje gjaku apo kalimtarë të thjeshtë. Mirënjohja dhe falenderimi i krijesave të Zotit, mirësjellja me to është një faktor kyç i shtimit të asaj që quhet njerëzillëk. Ne sot vuajmë nga mungesa e njerëzillëkut. Nëse sheh dikë që ka nevojë për diçka fillimisht kërkojmë të analizojmë gjithë jetën e tij, mundësisht deri te gjyshi i tij, dhe pastaj të vendosim nëse do ta ndihmojmë apo jo.Ndërkohë që detyra e parë do të kishte qenë që ne atë ta ndihmonim atë. Ne sot vuajmë sepse bluzave të bardha po u mungon apo po u zhduket humanizmi, se është mision dhe jo profesion i tyre, ashtu si feja.
Çfarë na çon drejt humbjes së begatisë?
Problemi më i madh me njeriun është çasti kur humb pyetjet që duhet ti drejtojë vetes: Kush jam unë, pse jam unë këtu? Duke mos ja bërë këto pyetje vetes degradon shoqëria dhe degradojnë deri te begatitë dhe mirësitë. E para gjë e cila cënon begatitë dhe mirësitë që ne i kemi është dalja në pah e fjalës unë. Duhet ta shuajmë nga fjalori ynë i përditshëm se këtë e bëra unë, në kuptimin e lavdërimit jo marrjes së përgjegjësisë. Së dyti, njeriu është krijesë që pranon përkujtimin.
