Hajdarmataj: PD ishte e bunkerizuar dhe blinduar nga brenda, vendimi i gjykatës ishte i pritshëm

Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, Mimoza Hajdarmataj anëtare e Komisionit të Rithemelimit të PD-së u shpreh se dyer e PD-së kanë qenë të mbyllura dhe të blinduara nga brenda.

Sipas saj, vendimi i gjykatës për PD-në që doli ishte i pritshëm, nuk ishte se doli hiçi, por ishte një gjë që kishte ndodhur, por jo juridikisht.

Hajdarmataj: Ne kemi shkuar sa herë në atë seli për të trokitur dhe ato dyer kanë qenë të mbyllura dhe më vonë të bunkerizuara dhe të blinduara nga brenda. Në atë seli futesh në shtëpinë tënde.

Ato çka u gjet brenda me ato dyer të hekurat, hyrja nuk ka qenë në formën e triumfatorëve, sepse ishte një gjë që zgjati, por ndodhi. Vendimi që doli ishte i pritshëm, nuk ishte se doli hiçi, ishte një gjë që kishte ndodhur, por jo juridikisht.