Hajdarmataj: Po rikthehet opozita, s’ka ka qenë në lartësinë e duhur, ndryshe do kishte rënë qeveria

Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, Mimoza Hajdarmataj anëtare e Komisionit të Rithemelimit të PD-së u shpreh se vendit po i rikthehet opozita.

Sipas saj, Opozita nuk ka qenë në lartësinë e duhur, nëse do kishte një opozitë e fortë kjo qeveri duhej të kishte rënë.

Hajdarmataj: Vendit po i rikthehet opozita. Opozita nuk ka qenë në lartësinë e duhur, nëse do kishte një opozitë e fortë kjo qeveri duhej të kishte rënë. Lidershipi i PD ka qenë i njëanshëm në vendime. Tani po rikthehet rëndësia e votës. Jemi në rrugën e duhur për tu rikthyer si opozitë e fortë.