Mziu: PD në situatë të vështirë, duhet zgjim dhe bashkim, palët të dalin mbi interesat e ngushta

Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, deputeti demokrat Xhelal Mziu u shpreh se sot PD në situatë të vështirë dhe se duhet zgjim dhe bashkim.

Ai tha se nuk dëshiron që përplasja në PD të vazhdojë dhe palët të dalin mbi interesat e ngushta për tu bashkuar dhe për të gjetur një zgjidhje

Mziu: Sot PD në situatë të vështirë. Duhet zgjim dhe bashkim. Sot shqiptarët janë të pa përfaqësuar. Mazhoranca qëllim të vetëm ka të fitoj zgjedhjet me instrumente joligjorë.

Nuk dëshiroj që përplasjet brenda PD të vijojë. Ankimimi i Alibeajt, duhet të prevalojë dialogu dhe jo gjykata. Palët të dalin mbi interesat e ngushta për tu bashkuar dhe për të gjetur një zgjidhje. Mbi 7 muaj palët zihen me njëra-tjetrën, do të duhet kohë për bashkim.