Boçi: Nuk ka palë në PD sepse deputetët janë të gjithë njëlloj, bashkimi vjen me votë
Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, deputeti demokrat Luçiano Boçi u shpreh se nuk ka palë në PD sepse deputetët janë të gjithë njëlloj.
Ai tha se bashkimi i PD-së është një proces përmes votës dhe vazhdimi i procesit me votë është jetik për partinë.
Boçi: Unë pretendoj se nuk ka palë në PD sepse deputetët janë të gjithë njëlloj. Deputetët e treguan forcën dhe vlerën e tyre duke u bërë bashkë në momentin e dorëheqjes së Bashës, sepse kuptuar sentimentin e anëtarësisë. Bashkimi nuk është një akt dhe do të kapemi në qafë.
Bashkimi është një proces përmes votës dhe vazhdimi i procesit me votë është jetik për PD-në. Nuk po them se është brilant sepse ka hatërmbetje. Ne duhet të mbledhim mendjen sepse kjo nuk arrihet me deklarata dhe fitime animimesh, as me pritej gjykatash. ne jemi në një situatë që duhet të ndërtojmë besimin.

