Klosi: Krimi në Shqipëri i lidhur ngushtë me situatën kriminale në vendet fqinje
Ish-kryetari i Shërbimit Informativ Shtetëror Fatos Klosi, thotë se policia është institucioni më i vështirë në vendin tonë, pasi përballet çdo ditë me krimin.
Në një intervistë për Ora News, ai tha se krimi në Shqipëri është i lidhur ngushtë me situata kriminale në vendin tonë.
Sipas tij krimi është një hap policisë, ndërsa shtoi se kjo e fundit duhet të ndjekë planet që përgatisin kriminelët.
Fatos Klosi: Policia është institucioni më i vështirë në këtë vend. Policia përballet çdo ditë me krimin. Krimi në Shqipëri është i lidhur ngushtë me situatat kriminale me vendet fqinj. Shqiptarët edhe andej po bëjnë emër. Nuk është një gjë që qëndron vetëm neve por të tërë. Në këtë kohë që jetojmë krimi po bën përpara. Krimi në avancë. Planet i bën krimi policia duhet t’i gjejë këto plane. Krimi është një hapa para gjithmonë. Me krimin nuk luftohet kollaj. Krimi ka një liri absolute, e njeh situatën edhe në polici. Nuk ka qenë krimi në këto nivele që ta krahasojmë policinë e sotme me policinë para 20 viteve.
Sipas tij tani në vendin tonë nuk ka bashkëpunim mes policisë dhe institucioneve, ndërsa shtoi se raporti i bluve duhet të jetë i hapur me publikun.
Fatos Klosi: Bashkëveprimi me institucioneve në kohën tonë, kanë qenë shumë pozitive. Prokuroria me policinë punojnë për të njëjtin qëllim. Bashkëpunimi mes tyre është i domosdoshëm. Policisë mos t’i bien në qafë se po neglizhon ose nuk është profesionaliste në nivelin e duhur. Është një institucion që ka një punë shumë të vështirë. Raporti i policisë me publikun duhet të jetë i hapur.
Përgatiti Anila Kolgjini.
