Boçi: PD nuk kishte më kauza, për 25 prillin mungoi aksioni për ta vërtetuar si masakër zgjedhore
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Prill 2022, 21:35
Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, deputeti demokrat Luçiano Boçi tha se Mosfutja e PD-së në zgjedhjet lokale ishte rrugë e gabuar për të realizuar kauzën.
Sipas tij, PD nuk kishte më kauza dhe se për zgjedhjet e 25 prillit mungoi aksioni për të vërtetuar që ato ishin masakër elektorale.
Boçi: Mosfutja në zgjedhjet lokale ishte rrugë e gabuar për të realizuar kauzën. E rëndësishme është gjetja e lidershipit dhe njerëzve që për realizimin e kauzave gjendet rruga e duhur. PD nuk funksiononte sepse distanca me lidershipin dhe strukturave u rrit, pati zhgënjime të vazhdueshme.
Lufta politike ra në të gjitha nivelet. Nuk kishte kauza. Për zgjedhjet e 25 prillit mungoi aksioni për të vërtetuar që ato ishin masakër elektorale.
