Nuk ka qëllim dietën por agjerimi është një shans i mirë për të luftuar mbipeshën dhe rregulluar regjimin tonë ushqimor
Agjërimi është një adhurim që synon ekuilibrin e shpirtit dhe reformimin e tij dhe i shton forcën e durimit.
Nëpërmjet kësaj metode pastrimi, agjërimi e sjell njeriun më afër Zotit, si dhe më afër nevojave të krijesave të Tij.
Por nga ana tjetër agjerimi ka efekte mahnitëse në organizmin e njeriut për ta pastruar nga papastërtitë dhe dhe toksinat.
Në një lidhje me skype për emisionin “Kjo është koha” në RTV Ora, doktor Asim Rraci i cili jeton në Gjermani tha se një Ramazani është një shans i mirë për secilin prej nesh që të vetëdijësohemi për shëndetin.
Rraci: Është një riset për organizmin, një pushim për organizimin në një periudhë të caktuar që ta marrë veten. Jemi të mbingarkuar me ushqimet që na rrethojnë. Bota perëndimore sot po vuan me mbipeshën që është si rezultat i asaj që konsumojmë. Ramazani është një shans i mirë, nuk po them që ka qëllim dietën. Zoti na ka dhënë begatinë e ushqimit por nuk duhet ta keqpërdorim. Apo rastet me diabet. Na mungon një hormon shumë i vogël që nuk e shohim fare por paramendoni mos ta kemi. Ata që nuk e kanë duhet të marrin insulinë. Ramazani është një mundësi e mirë të vetëdijësohemi, të kujtojmë, një kohë kur ne mund ti numërojmë begatitë që na jep Zoti çdo ditë dhe ne po i harrojmë.
Ja disa dobi që agjerimi i jep organizmit të njeriut në aspektin mjekësor.
Rraci: Do kisha filluar nga qarkullimi i gjakutm, mbipesha apo pastrimi i yndyrnave që akumulojmë me kohën në mëlçi. Të gjitha këto janë një mundësi që të ulen se konsumojmë më pak, ushqime më të kontrolluara. Është mundësi shumë e mirë që këtë muaj ne të krijojmë një lloj tradite edhe për muajt e ardhshëm sesi të ushqehemi. Gjatë Ramazanit ne kemi mundësi të shohim sesa kalori na duhen.
E ndërsa agjerojmë, cilat janë ushqimet që ne duhet të përzgjedhim për vaktet tona.
Rraci: Kemi fruta shumë të mira, peshku për ata që kanë mundësi. Mos u ngarkoni me yndyrna të tepërta dhe sheqerna. Përdorni sa më shumë lëngje, ujë, fruta dhe perime.
