Nuredin Dumani lë spitalin e Traumës, transferohet drejt spitalit të burgut pranë QSUT-së

Nuredin Dumani ka lënë këtë pasdite ambientet e Spitalit të Traumës, pasi gjendja e tij është përmirësuar.

Ai është transferuar drejt Spitalit të Burgut pranë Qendrës Spitalore Universitare "Nënë Tereza".

37-vjeçari është ngjitur për të udhëtuar me autoambulancë ndërsa rrethohet nga automjete të shumta të policisë.

Ai do të qëndrojë edhe për disa ditë në Spitalin e Burgut derisa gjendja e tij të rikuperohet plotësisht.

Ndërkohë do të jetë Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve që do të përcaktojë vendin se ku do të qëndrojë një nga më të kërkuarit në vend deri disa ditë më parë.