Edhe Basha te Rithemelimi, Noka: Asnjë nuk përjashtohet, Alibeaj do të qëndrojë kryetari i Grupit Parlamentar
Drejtues të komisionit të rithemelimit të Partisë Demokratike janë kthyer në mesditë në selinë blu, ku kanë inspektuar situatën në seli.
Pasojat nga protesta e 8 janarit ishin ende të dukshme, ashtu sikurse qëndrojnë edhe dyert e blinduara brenda godinës
Në emër të grupit Flamur Noka shton se askush nuk do të përjashtohet, por ftoi për bashkim.
"Nuk do jetë parti më as e Bravave, as e blindave, as e dyerve të mbyllura. Është parti e lirë, e dyerve të hapura sepse si e tillë është themeluar në vitin 1990 dhe është rithemeluar në 11 dhjetor të 2021. Kjo forcë politike e hapur për të gjithë, për Lulzim Bashën i cili do jetë një nga kolegët tanë dhe për çdokënd tjetër", tha Noka.
Edhe Enkelejd Alibeaj, pavarësisht qëndrimeve nëse është përfundimtar vendimi i gjykatës për vulën, do të vazhdojë të jetë kryetar i grupit parlamentar.
"Nuk na ndan asgjë, të gjitha hijet e së shkuarës, blindat dhe bunkeri hidhen pas. Kryetarin e Grupit Parlamentar do ta takojmë sërish, ne e respektojmë Enkelejd Alibeajn në cilësinë e kryetarit të Grupit Parlamentar dhe ky respekt duhet të jetë deri në fund", tha Noka.
I pyetur nga gazetarët në lidhje me akuzat e Gazmend Bardhit për gjykatën, Noka i përgjigjet me prova të tjera
"12 orë para se të merrte vendimin, ai është kërcënim mbas ligjit, është vepër penale. Zhukri është takuar me njerëzit më të afërt të Lulzim Bashës. Për ne nuk ka ansjë rëndësi ajo, e drejta e çdo qytetari është të takohet me çdokënd.
Grupi i themelimit ka paralajmëruar mbledhje të radhës të grupit parlamentar, ku duket se pjesë do të jetë edhe Sali Berisha. Axhenda sipas Flamur Nokës do të jetë për vendimmarrjen në parlament dhe përballjen me mazhorancën.


