"Sapo del një lule e re i presin shpresën", Kajsiu për Bashën: Nuk ishte zar i asnjë aktori politik, i papërfolur, jurist i shkëlqyer
Politologu, Blendi Kajsiu, thotë se PD është në të drejtën ligjore për të vazhduar betejën e saj në gjykatë përballë vendimit të shkallës së parë që i jep partinë Sali Berishës.
Kajsiu: Si Bardhi dhe Alibeaj janë më të drejtën e tyre të vazhdojnë betejën e tyre ligjore, beteja ligjore nuk ka mbaruar. Kemi një vendim të shkallës së parë që do të shkojë në Apel. Ka dhe një vendim që duhet të pritet. Ka favorizuar Berishën deri tami por nuk ka mbaruar. PD është në të drejtën e vet ta çojë deri në fund këtë betejë. Qëndrimi i Alibeajt më duket shumë parimor. Nuk e quaj mbështetës të Bashës, por do ta quaja kryetarin aktual të PD në raport me një parim të qartë politik, që PD nuk mund të shkojë mbrapsht, nuk mund të udhëhiqet nga një person që është shpallur non grata, që e fut këtë parti në konflikt jo vetëm me faktorin ndërkombëtar por edhe me elektoratin shqiptar.Nuk ishte fitore ajo e Shtëpisë së Lirisë me 6 mars. Ideja e bashkimit nuk e zgjidh ngërçin e PD, ngërçi PD është parimor. Përçarja është produkt i mungesës së parimit, orientimit parimor, ideologjik, identitar politik. Edhe sikur të bashkohet copa anti-berishiste me copën berishiste pranë nuk do bëjnë një shumicë elektorale.
I ftuar në Rtv Ora ai thotë se Basha duhet të ishte dorëhequr që pas 25 prillit të 2021 kur humbi zgjedhjet e përgjithshme por ishte Berisha dhe berishistët që e rizgjodhën.
Kajsiu: Ky është paradoksi i berishizmit. Vlerësimi i liderit nuk ka të bëjë fare me performancën elektorale, ka të bëjë thjesht me mënyrën si ai apo ajo mbron interesat e Berishës. Të njëjtët berishistë që e rizgjidhën pasi humbi zgjedhjet parlamentare i kërkuan dorëheqjen pasi humbi 6 bashki që nuk kishin pikë vlere. Basha ishte thjesht një produkt i Berishës. Nga një anë PD nuk heqin dot Berishën dhe nga ana tjetër nuk prodhojnë dot lidership të ri. Të dyja janë të ndërlidhura. Nuk mund të ketë lidership të ri brenda PD sakohë kontrollohet nga Berisha me apo pa zgjedhje.
Dorëheqjen e Bashës nuk e sheh si truk siç e shohin shumë të tjerë por rikthimin e tij e mendon të pamundur.
Kajsiu: Nga PD si anëtar nuk e di dhe nuk besoj të jetë përfundimtar por si kryetar i PD besoj se po. Po ti besoj standardeve berishiste është një truk. Në rastin e Bashës mendoj se jo se nuk ka as mbështetjen dhe as historionë brenda PD që ka Berisha. Nuk e di nëse ka dëshrë por politikisht Basha nuk ka mundësinë të rikthehet dhe nuk i bën mirë PD të rikthehet. Ishte një kryetar që vjen nga një familje e persekutuar, një djalë i ri i paakuzuar për korrupsion ndërkohë që kemi Berishën të akuzuar personalisht dhe familjarisht për korrupsion, ish-anëtar i Partisë Komuniste, një djalë i ri përballë një njeriu që e ka konsumuar karrierën politike. Për herë të parë PD ishte në një pozicion ku mund të rinovohej por kjo është e pamundur për një sistem që dominohet nga dinosaurët politikë. PD për herë të parë po tregonte një fytyrë dhe një mundësi të qenit alternativë politike dhe qeverisëse, me një krytear të papërfolur, që nuk është zar i asnjë aktori tjetër politik, jurist i shkëlqyer. Sapo del një lule e re që nuk mban erën e batakut politik të gjithë aktorët bëhen bashkë, del një vendim gjykate që e pret këtë shpresë, tenton të eleminojë këtë shpresë.Ky sistem mbahet vetëm duke riprodhuar batakun ku ndodhet.
