Bardh Spahia: Institucionet të zbardhin urgjent shpërthimet me eksploziv, Shkodra nuk i përkulet krimit!
Kryetari i bashkisë së Shkodrës Bardh Saphia ka dënuar sulmet me eksploziv që tronditën Shkodrën në orët e para të mëngjesit të sotëm, 26 mars.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, Spahia shkruan se sulme të tilla jo vetëm dënojnë imazhin e Shkodrës por rrisin frikën dhe pasigurinë e shkodranëve.
Ai i ka bërë thirre institucioneve që të zbardhin në mënyrë urgjente këtë ngjarje kriminale.
Spahia: Dënoj me forcë aktet kriminale që tronditën Shkodrën mëngjesin e kësaj të shtune.
Skena të tilla, kriminale me eksploziv, ndaj banorëve të Shkodrës, jo vetëm dëmtojnë imazhin e këtij qyteti por rrisin frikën dhe pasigurinë e shkodranëve për të jetuar dhe punuar në qytetin e tyre.
Ftoj institucionet ligjzbatuese, Policinë dhe Prokurorinë, të zbardhin në mënyrë urgjente këto ngjarje kriminale, që nuk janë të Shkodrës, por të krimit që ka marrë peng qeverinë!
Shkodra nuk i përkulet krimit!
