Prostitucioni në Tiranë: 24 vjeçari i siguronte klientë 33 vjeçares nga Kombinati
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Mars 2022, 11:18
Tre persona mes tyre ndërmjetësi dhe prostituta janë arrestuar në kuadër të një operacioni të koduar “Compensation”.
“Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se 33 vje֛çarja ushtronte aktivitetin e kundërligjshëm të prostitucionit me klientë të ndryshëm kundrejt shpërblimeve monetare, ndërsa 24 vjeçari bënte ndërmjetësimin me klientët” informon policia.
Në kuadër të këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:
- A. Z., 24 vjeç, banues në Vishnje, Tiranë, për veprën penale "Shfrytëzimi i prostitucionit";
- E. H., 33 vjeçe, banuese në Kombinat, për veprën penale "Prostitucioni";
- Xh. T., 33 vjeç, banues në Kukës, për veprën penale "Prostitucioni".
Policia thotë se kishte nisur një hetim prej disa muajsh.