Po përgatitej për të krijuar "shtëpi bari", policia i prish planin 47-vjeçarit në Durrës
Policia e Durrësit ka parandaluar krijimin e një ambienti (banesë) për ta përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike, me llamba.
Blutë e Durrësit kanë arrestuar në flagrancë pronarin e banesës.
Policia pas informacioneve të marra në rrugë operative ushtroi kontroll në banesën e shtetasit P. Ll, ku gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 4800 fara Cannabis Sativa, një sasi lënde narkotike, 23 llamba dhe 22 kondensatorë, si dhe pajisje të tjera që do të shërbenin për kultivimin e kanabisit, me anë të llambave.
Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit P. Ll., 47 vjeç, banues në Durrës.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, e mbetur në tentativë.
