Gjirokastra këtë fundjavë ju pret me karnavale
Karnavalet” do të jenë kryefjala në këtë fundjavë në Gjirokastër.
Qyteti i gurtë iu gëzua atmosferës festive, ngjyrave të kostumeve të fëmijëve dhe maskave të shumëllojshme, duke mbledhur në zonën muzeale të qytetit vizitorë nga e gjithë Shqipëria.
Rreth 700 nxënës nga 8 shkolla të qytetit parakaluan me kostumet shumëngjyrëshe në rrugët e kalldrëmta të qytetit.

" Destinacion i padiskutueshëm është këtë fundjavë Gjirokastra, me një pazar të mrekullueshëm, të mbushur plot me ngjyra, plot me zëra argëtues nga fëmijët duke filluar që nga dita e premte, të shtunë dhe të diel të mrekullueshme të mbushur plot me aktivitete, të mbushura plot me argëtim për të gjitha grupmoshat"
Eventi u shoqërua me aktivitete të ndryshme ku nuk mungoi tradita e kulinarisë gjirokastrite, mbrëmjet me muzikë live dhe gjallërimi i zonës muzeale për dy ditë me radhë.

" Sigurisht që kjo është një traditë, mendoj që duhet ruajtur sepse nëpërmjet tyre goditen dhe fenomene të caktuara shoqërore dhe këtë ka qëllim është një lloj pastrimi i shpirtit, është një lloj rigjenerimi i natyrës dhe lidhet me shumë elementë të tjerë "
Veç rikthimit të traditës, festa synon krahas promovimit të vlerave turistike të qytetit, gjallërimin e jetës artistike përgjatë të gjitha stinëve dhe tërheqjen e vizitorëve në qytetin e gurtë.

