Lezhë: Shtetasja afgane denoncon se i vodhën 10 mijë $, i lanë dollarë fals

Një shtetase afgane Maryam.S me banim të përkohshëm në Kompleksin Rafaelo në Lezhë pretendon se në dhomën ku ishte akomoduar i kanë marrë rreth 10 mijë dollarë amerikanë dhe ja kanë zëvendësuar me kartëmonedha dollari të dyshuara të falsifikuara.

Ajo ka bërë denoncim në Komisariatin e Lezhës dhe po kryhen hetime në lidhje me rastin.

Shtetasja e mësipërme  ngre dyshimet se vjedhja e kartëmonedhave (dollarë) dhe zëvendësimi i tyre me kartëmonedha të dyshuara të falsifikuara është bërë nga dy shoqet e dhomës dhe i dashuri i njërës prej tyre.

Gjate kontrollit të ambientit ku banojnë këta shtetas të dyshuar nuk janë gjendur sende të kundraligjshme.

Vijon puna për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.