"Rama dhe Veliaj larg duart nga Kombinati ynë", banorët në protestë: Pallatet të rindërtohen ku ishin, pastrohen paratë e drogës

Banorët e Kombinatit kanë dalë në protestë paraditen e sotme, 26 mars.

Disa prej shtëpive u prishën nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, ndërsa disa pallate janë fituar me vendim gjykate për të mos u shembur  duke hedhur poshtë vendimin e Këshillit Bashkiak.

Banorët do të nënshkruajnë një peticion për rindërtimin e pallateve të shembura në Kombinat në të njëjtin vend që kanë qenë më parë.

"Është provuar dhe në Gjykatë që ndonëse ekspertiza e bashkisë deklaronte se duhej të prishej, ne provuam në Gjykatë se ishte ekspertizë e bazuar në fakte të gënjeshtërta. Çështja e parë ishte pallatet të prisheshin apo të riparoheshin, çështja e dytë është nëse pallatet prisheshin do ndërtoheshin në të njëjtin vend apo diku tjetër. Sot ne kemi dalë në protestë për pallatet që tashmë janë prishur dhe kërkojmë rindërtimin e tyre në të njëjtin vend. Çfarë parashikon Rama dhe bashkia të bëjnë këtu? Kohët e fundit kanë shpallur se kjo këtu do bëhet lulishte. Kombinati nuk ka nevojë për lulishte 4.5 hektarë. Qeveria të rindërtojë pallatet në të njëjtin vend", tha një qytetar.

Ai shpjegoi se do të firmosin një peticion i cili ka për qëllim t'i kërkojë Ramës dh bashkisë të rindërtojnë pallatet në të njëjtin vend.

"Ne kemi ndjekur rrugën ligjore. Janë rreth 10 pallate në Gjykatën Administrative, janë rreth 15 padi. Luftën po e bëjmë në Gjykatë", shtoi ai.

I kërkojnë bashkisë dhe Ramës mos e bëjnë veshin e shurdhër ndaj banorëve. Gazetarja e Ora News, Sonila Musai ndodhej pranë banorëve.

"Shtëpia ime nuk ka pasur asgjë. Kjo punë u bë për tekat e Erion Veliajt dhe Edi Ramës", tha një qytetar tjetër.

Qytetarët kërkojnë të dinë arsyen pse u prishën shtëpitë.

"Pse na i prishën, për çfarë arsye? I donin për veten e tyre, donin të fitonin para, të pasrtonin paranë e drogës?"

Qytetarët shprehen se bonusi i qirasë që marrin nga shteti nuk i mjafton.

"Rama dhe Veliaj larg duart nga Kombinati ynë", banorët

"Rama dhe Veliaj larg duart nga Kombinati ynë", banorët