Edhe një pranverë pa shtëpi, banorët e pallatit Durrës protestë: Rindërtimi pas tërmetit nuk po bëhet
Banorët e në pallati të dëmtuar nga tërmeti i 2019 në Durrës kanë protestuar të shtunën. Sipas tyre ndërtimi i objektit të ri është zvarritur ndërsa ata hedhin akuza edhe për sigurinë e tij.
Rindërtimi pas dëmeve që shkaktoi tërmeti i 26 nëntorit të 2019 ka qenë kryefjala e qeverisë në dy vitet e fundit!
Herë me premtime, e herë me propagandë qeveria mburret me punën e bërë deri më tani.
Por për ata që e vuajtën drejtpërdrejt shkatërrimin, situata po bëhet keq e më keq.
Disa familje në Durrës, pallati i të cilëve u dëmtua dhe u vendos të shembej, presin prej më shumë se dy vitesh ndërtimin e objektit të ri.
Ata dolën në protestë të shtunën, duke apeluar për zgjidhje.
"Nuk ka filluar asnjë masë për pjesën e rindërtimit. Kompania e tenderimit duhet të kishte filluar punimet prej kohësh. Ky muhabet duhet të ishte zgjidhur brenda 2 viteve, siç ka qenë dhe premtimi i kryeministrit, por po mbushet viti i tretë dhe ne akoma nuk kemi parë asgjë."
"T'i vënë në dijeni banorët se si po veprohet për ndërtimin. Mua më duket një gjë në ajër."
Gjirokastra këtë fundjavë ju pret me karnavale
26 Mars, 13:12
Për të disatën herë ata thanë se objekti i ri, nuk po bëhet sipas parametrave të duhura.
"Kanë bërë një gropë që nuk është as 1 metra e thellë, 80 centimetra dhe pretendohet që do zhvillohet një objekt 7-katësh spiër saj. Ne si banorë jemi të frikësuar nga fakti që edhe themeli nuk është adekuat për atë që do ndërtohet."
"Përveç frikës që nuk i ka ikur akoma tmerri banorëve nga rënia, tani janë tmerruar akoma nga mënyra se si po veprohet për ndërtimin e kësaj banese."
"Nuk e dimë se si do shkojë e deri ku do shkojë dhe si është ky projekt."
Banorët shprehen se përtej çdo premtimi të pa mbajtur sot askush nuk u jep një informacion në lidhje me objektin, i cili ndodhet në lagjen 18 të qytetit bregdetar.

