Kur varfëria ulet këmbëkryq, pensionistët në Bulqizë: Po nxjerrim rrobat tona në shitje

Rritja e çmimeve ka ndikuar drejtpërdrejt në ekonominë familjare të mijëra shqiptarëve. Në Bulqizë banorët shprehen se situata është bërë e papërballueshme, ndërsa apelojnë nga shteti për ndërhyrje urgjente.

I konsideruar një ndër qytetet më të pasura në nëntokë, varfëria dhe mjerimi ka pllakosur Bulqizën mbi tokë.

Rritja e vazhdueshme e çmimeve në vendin tonë, të varfrit i bëri akoma më të varfër.

Vetë bulqizakët thonë se kjo situatë është bërë e papërballueshme.

"Edhe buka ka qenë 100 lekë është bërë 120 lekë,janë gjëra që nuk përballohen asnjëherë në botë. S'kanë shpresa as rinia, asnjë. Varfëria në kulm."

"Buka krejt, ma vështirësi që kemi nuk ka më, s'ka ku me shkuar më vetëm të dorëzohemi, të na vrasin para kohe."

Thonë se për shkak të gjendjes ekonomike i kanë hequr fëmijët nga shkolla, sepse nuk mund ta përballojnë arsimimin e tyre.

Kur varfëria ulet këmbëkryq, pensionistët në

"I kemi ndaluar dhe fëmijët nga çerdhja, edhe prej shkolle e kam ndalur djalin sepse nuk mund ti përballoj nuk kemi mundësi jo se nuk duam ti shkollojmë."

Madje thonë se kanë nxjerrë edhe rrobat në shitje.

"Kemi nxjerr dhe rrobat që veshim për t'i shitur."

Pensionistët shprehen të dëshpëruar për situatën teksa shtojnë se kanë frikë të shkojnë tek mjekët sepse s'kanë para.

"Ku përballohen këta, çmimet kanë shkuar stratosferë, si përballojmë dot"

Kanë vetëm një thirrje për qeverinë.

"Na i themi qeverisë uli çmimet se nuk mund ti kapim ne."

Rritja e çmimeve është kthyer në një debat të gjerë publik, dhe teksa qeveria thotë se kjo situatë është pasojë e luftës, shumë qytetarë që kanë protestuar thonë se është paaftësi në menaxhimin nga ana e qeverisë.

Kur varfëria ulet këmbëkryq, pensionistët në