Fundjava nis me diell, çfarë ka rezervuar moti për sot

Deri në mesditë, vendi ynë paraqiten me kthjellime në ultësirën perëndimore ndërsa kthjellime dhe vranësira do të këtë në zonat malore.

Sipas MeteoAlb, parashikohet që pasdite dhe në vijim, vranësirat gradualisht do të shfaqen në të gjithë vendin tonë, ku në zona të izoluara në veri të Shqipërisë do të jenë më të dendura.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 3°C deri në 21°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi Jugor për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim 2 ballë.

Rajoni dhe Europa

Kontinenti Europian, në pjesën më të madhe të tij, do të jetë në ndikimin e motit të qëndrueshëm ku kthjellimet do të jenë dominante.

Me mot të kthjellët por të ftohtë paraqiten, vendet Nordike, ishujt Britanikë dhe Europa Qendrore. Gjithashtu, kthjellime dhe temperatura të larta mbizotërojnë rajonin e Mesdheut si edhe Europën Jugore.

Ndërsa reshje dëbore dhe ftohtë do të jetë në Europën Lindore.