Dy shpërthime me eksploziv tronditën Shkodrën pas mesnate, dalin pamjet e para
Nga Bepin Kolvata Përditësimi i fundit 26 Mars 2022, 08:11
Dalin pamjet e para pas shpërthimeve të fuqishme në Shkodrës, në orët e para të mëngjesit të sotëm, 26 mars.
Në videon e siguruar nga Ora News, zona është rrethuar nga forcat e policisë ndërsa konstatohen dëme të shumta materiale.
Shpërthimi i parë ndodhi rreth orës 02:20, ndërsa shpërthimi i dytë në një hark kohor prej 10 minutash.
Nga informacionet paraprake lënda plasëse eksploziv i është vendosur dy bizneseve.
Burime për Ora News bëjnë me dije se njëri prej bizneseve ndodhet në zonën afër prefekturës, ndërsa tjetri në vendin e quajtur "Rruga e gjerë."
