Tronditet Shkodra, dy shpërthime të fuqishme eksplozivi pas mesnate ne një hark kohor prej 10 minutash

Dy shpërthime të fuqishme eksplozivi janë dëgjuar në qytetin e Shkodrës në orët e para të mëngjesit të sotëm, 26 mars.

Shpërthimi i parë është dëgjuar rreth orës 02:20 dhe vetëm pas 10 minutash është dëgjuar tjetri.

Nga informacionet paraprake lënda plasëse eksploziv i është vendosur dy bizneseve. Burime për Ora News bëjnë me dije se njëri prej bizneseve ndodhet në zonën afër prefekturës, ndërsa tjetri në vendin e quajtur "Rruga e gjerë."

Raportohet se nuk ka të  lënduar, por vetëm dëme të konsiderueshme materiale.