Kaso: Qëndrimi i Alibeaj absurd, vendimi i gjykatës përfundimtar, mund të ankimohet vetëm nga ne
Përfaqësuesi ligjor i Komisionit të Rithemelimit të PD-së, Ivi Kaso u shpreh se e konsideron si absurd qëndrimin e Enkelejd Alibeajt që nuk e konsideron përfundimtar vendimin e gjykatës.
Në një pronocim për Ora News, ai tha se kishte vetëm një kërkesë të Komisionit të Rithemelimit për regjistrimin e akteve të Kuvendit të 11 dhjetorit.
Ai shtoi se si rrjedhojë vendimi është përfundimtar dhe nuk mund të ankimohet nga asnjë palë tjetër veçse nga komisioni i rithemelimit të PD-së.
Kaso: Alibeaj nuk e konsideron përfundimtar vendimin e gjykatës, që për mua është një qëndrim absurd. Nuk është se ka dy palë që e kontestojnë këtë gjë dhe gjykata i ka ftuar ta kontestojnë këtë vendim. Ka vetëm një kërkesë të Komisionit të Rithemelimit për regjistrimin e akteve të Kuvendit të 11 dhjetorit dhe statutit. Një kërkesë për të cilët të gjitha palët kanë qenë në dijeni dhe nuk ka pasur asnjë ndërhyrje nga pala që e konsideron legjitime brenda PD-së.
Sot rezultojnë të shkarkuar të nga kuvendi i 11 dhjetorit tashmë pas vendimit të gjykatës dhe i mbajnë ata vetëm me emërtime në mënyrë abuzive dhe në kundërshtim me vendimin e gjykatës. Gjykata urdhëron regjistrimin e akteve të kuvendit të 11 dhjetorit. Pra i drejtohet vetëm njërës palë që ka drejtuar kërkesën. Nuk ka pasur një kërkesë për bashkimi me kërkesën për statutin e 11 dhjetorit dhe atë të korrikut. Edhe ata duhet të ishin palë, por tashmë gjykata ka vendosur dhe e vetmja palë që mund ta kontestonte do të ishte komisioni i rithemelimit. Vendimi i sotëm është i formës së prerë sepse mund të ankimohet vetëm nga ne dhe ne nuk e ankimojmë.

