Plot 1,500 raketa kundërajrore "Strela" dhe 100 mitralozë MG3 mbërrijnë nga Gjermania në Ukrainë
Një dërgesë prej 1500 raketash anti-ajrore Strela dhe 100 mitraloza MG3 kanë mbërritur në Ukrainë nga Gjermania, citoi agjencia gjermane zyrtarët e qeverisë ukrainase.
Pushtimi rus i Ukrainës ka bërë që Gjermania të ndryshojë politikën e saj historike për të mos dërguar armë në zonat e konfliktit.
"Ne jemi një nga furnizuesit më të mëdhenj të armëve në këtë situatë, kjo nuk na bën krenarë, por kjo është ajo që ne duhet të bëjmë për të ndihmuar Ukrainën," tha ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock
Raketat Strela ishin në inventarët e ish-ushtrisë komuniste të Gjermanisë Lindore.
⚡️A shipment of 1,500 “Strela” anti-aircraft missiles and 100 MG3 machine guns from Germany arrived in Ukraine on March 25, according to the German Press Agency, citing the Ukrainian government.
— The Kyiv Independent (@KyivIndependent) March 26, 2022

