Nafta rritet 3 herë brenda pak ditësh, Manjani: Të rojë partia e t'i gëzojmë komunistët e rinj të kapitalizmit fals

Analisti Ylli Manjani ka reaguar pas vendimit të Bordit të Transparencës për të rritur çmimin e naftës për të tretën herë brenda pak ditësh.

Ai shtron pyetjen nëse bordi është vërtet për të ulur çmimin apo për ta rritur atë.

Manjani: Ky bordi i naftës u krijua për ta ulur apo për ta ngritur çmimin e naftës?!

Logjika ta do që qeveria ndërhyn në treg për të ulur çmimin, ndërsa qeveria e jonë e ngre!!!

Mirë që vendos çmime në treg si qeveritë komuniste, por përse nuk i mban të ulira siç bënin komunistët?!

Ngaqë punon për popullin dhe e do shumë prandaj.

Tani që s'ka zgjedhje i bie në top.

Të rrojë partia pra dhe ti gëzojmë komunistët e rinj të kapitalizmit fallco!