Mbetjet e kafshëve, banorët e fshatit Valare në Gjirokastër: Kasollet i kemi pranë

Banorët e fshatit Valare në Gjirokastër japin alarmin se mbetjet e bagëtive po bëhen shkak për shfaqjen e epidemive në këtë fshat.

Ata ankohen se disa prej banorëve kanë ndërtuar kasolle pranë objekteve të banimit.

Shqetësimi i tyre deri më sot, nuk ka gjetur "shërim" tek asnjë institucion ndonëse apelet kanë qenë të shumta.

Problemi i 1500 banorëve të këtij fshati është fakti se disa prej tyre kanë ndërtuar stallat e bagëtive pranë objekteve të banimit ku grumbullojnë edhe mbetjet.

"10 metra larg shtëpisë time, nuk hap dot dyer e dritare. Kam vajzën alergjike. Ka 30 vjet."

"Jemi ankuar shumë herë, do ta heqim sot, do ta heqim nesër, asgjë nuk bëhet."