Berisha pas mbledhjes së Komitetit të Rithemelimit: Blindat do hiqen, dua të shoh përpara

Ka zgjatur pak minuta mbledhja e Komitetit të Grupit të Rithemelimit të PD në selinë blu.

Duke folur shkurt për meduian pas mbl;edhjes, Berisha tha se të gjitha dyert e blinduara do të hiqen dhe situata në këtë parti do të shkojë drejt normalizimit.

Berisha: Pasdiskutim, do të normalizohet çdo gjë. Është një proces vendimmarjesh në të gjitha nivelet, bazë dhe kudo, po ecën mjaft mirë. Edhe sot janë marrë vendime për organizimin.

I pyetur nëse do të kishte qenë më mirë të priste vendimin e gjykatës së Tiranës për statutin për shmangur përplasjen e 8 janarit mes demokratëve, Berisha tha:

Berisha: Më ktheni ju në kohë mbrapa, ndërsa unë dua të shoh përpara.

Berisha pas mbledhjes së Komitetit të Rithemelimit: Blindat do hiqen,