Rritja e naftës kthen edhe protestat, lajmërohet dalje në shesh të martën në 17:00

Duket se do të kthehen sërish protestat e pak ditëve më parë lidhur me rritjen e naftës dhe çmimeve të shportës.

Ka qenë avokati dhe aktivisti Adriatik Lapaj ai që ka postuar në Facebook një njoftim për protestë ditën e martë në orën 17:00.

Ai shkruan se u duk qartë se makineritë e baltës flasin vetëm kur qytetarët zbresin në shesh dhe se çmimi naftës u rrit vetëm kur nuk kishte protestë.

Ja çfarë shkruan Lapaj:

SËRISH NË SHESH! TË MËRKURËN ORA 17.00 NË SHESH

Besoj u duk qartë se makineritë e baltës flasin vetëm kur qytetarët zbresin në shesh. Shumë nga ata që pretendonin se u qe hequr e drejta e protestës nuk u ndien për 6 ditë...heshtën. Aty ishte sheshi. Çmimi karburanteve vijoji rritjen nga dita e fundit e protestës. Ishte me 203 lekë, sapo shkoi me 245 lekë. Pritet të shkojë mbi 250 lekë për litër. Te sheshi sërish!