I zhdukur prej ditësh, gjendet i mbytur në rezervuarin e fshatit i riu shurdhmemec
Nga Marko Diko Përditësimi i fundit 17 Mars 2022, 12:33
Mëngjesin e sotëm është gjetur i mbytur në ujërat e rezervuarit të fshatit Sqepur 23-vjeçari shurdhmemec Llazar Palla, i zhdukur disa ditë më parë.
Ai u gjet nga polumbarët e RENEA-s,pas kërkimit në vendin ku edhe dyshonin familjarët se mund të kishte rënë.
Familjarët e 23-vjeçarit Llazar Palla kishin denoncuar në polici se vëllai i tyre shurdhmemec ishte zhdukur dhe dyshimet e tyre ishin se ai mund të ishte mbytur.
Familjarët kanë kërkuar ndihmën e polumbarëve, që pas 3-ditësh kanë mbërritur dhe e kanë gjetur trupin e pajetë të djalit që është dërguar në Morgun e Spitalit Rajonal Berat për t'ju nënshtruar ekspertizës mjeko-ligjore.

