Vidhnin biznese e banesa në Kamëz, pranga 3 hajdutëve, në kërkim një tjetër
Policia e Tiranës ka shkatërruar një bandë hajdutësh që kryente vjedhje të banesave dhe bizneseve në Kamëz.
Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Universi", për
Në pranga ranë 3 persona dhe u shpall në kërkim një tjetër.
"U arrestuan I. Xh. (D)., 35 vjeç, S. D., 20 vjeç, F. D., 19 vjeç, të tre banues në Bathore, për veprën penale "Vjedhja", e kryer në bashkëpunim. Gjithashtu, në kuadër të këtij operacioni, u shpall në kërkim shtetasi Q. H., 31 vjeç, banues në Paskuqan" njofton policia.
Tunelet e nëntokës në Gjirokastër
15 Mars, 14:47
Sipas uniformave blu, "këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjatë ditëve të fundit, në vende të ndryshme, gjatë orëve të vona të natës, kryenin vjedhje banesash dhe biznesesh në zonën e Kamzës".
Nga tërësia e veprimeve hetimore ka rezultuar se këta shtetas janë autorë të 3 rasteve të vjedhjeve të ndryshme, konkretisht:
-Më datë 27.02.2022, në rrugën "Demokracia", në Paskuqan, dyshohet se kanë vjedhur në biznesin në pronësi të shtetasit I. D.;
-Më datë 12.03.2022, në Bathore, dyshohet se kanë vjedhur një shumë parash në banesën e shtetasit Sh. B.;
-Gjithashtu, po më datë 12.03.2022, në rrugën "Shupenza" në Bathore, dyshohet se kanë vjedhur një shumë parash në banesën e shtetasit Sh. K.
Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga këta shtetas.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

