Ka ardhur koha të integrohet Ballkani Perëndimor në mënyrë të pakthyeshme në BE, thotë Borel nga Tirana

Nga Tirana shefi i diplomacisë europiane, Xhozef Borel (Josep Borrell) tha se ka ardhur koha për rijetëzimin e procesit të zgjerimit dhe foli për nevojën e çeljes së negociatave brenda presidencës franceze.

"Të qënit bashkë është më i rëndësishëm se kurrë më parë. Ka ardhur koha të rigjallërohet procesi i zgjerimit. Është e vërtetë që nuk na duhen më shumë deklarata por vepra. 
Ka ardhur koha të rigjallërohet procesi i zgjerimit dhe të integrohet Ballkani Perëndimor në mënyrë të pakthyeshme në BE.

Shqipëria i ka përmbushur me kohë tëmgjitha kushtet për çeljen e negociatave të anëtarësimit. Me zë të fortë mbështes çeljen e negociatave gjatë presidencës franceze. Nuk është datë e caktuar por është koha. Kjo që po them për Shqipërinë është dhe për Maqedoninë e Veriut. Më besoni kur them se une dhe komisioneri I zgjerimit jemi të angazhuar"  

Duhet përmbyshur në atë horizont kohor sa më konkret brenda presidencës franceze. Natyrisht kjo nuk varet prej meje por nga të gjithë institucionet por ne po punojmë për të tejkaluar të gjithë vështirësitë e fundit"

Borel falenderoi Shqipërinë në rolin e sja ndërkombëtar në këtë situatë ndërsa nënvizoi bashkëpunimin në sigurinë kibernetike.

“Shqipëria është aleatja jon ëe NATO-s dhe ofruese e sigurisë dhe jam shumë mirënjohës për kontributin tuaj në misione të përbashkëta të operacioneve të ndryshme në botë.  Është një kontribut shumë I rëndësishëm.

Ne do të vijojmë bashkëpunimin tonë për sigurinë kibernetike dhe luftuar keqinformimin dhe propozoj që të përcaktohen burime të reja për të rritur sigurine dhe mbrojtjen në rajon.

Shefi i diplomacisë europiane Xhozef Borel ishte sot në Tiranë në kuadër të një turi ballkanik që nisi dje në Maqedoninë e Veriut sot në Tiranë ndërsa nesër do të vijojë me një takim në Bosnje Hercegovinë.