A do presë BE të trokasë lufta në portat e Ballkanit për ti hapur negociatat Shqipërisë dhe Maqedonisë?
Ndërsa Shqipëria është prej vitesh me sytë nga BE për një datë për hapjen e negociatave, shefi i diplomacisë europiane Josep Borrell tregon se pse Brukseli tregoi gatishmëri të mënjehërshme të Ukrainës sapo u sulmua nga Rusia.
Borrell tha se pikërisht situata me Ukrainën, ku BE është investuar së tepërmi që prej aneksimit të Krimesë, kanë rritur edhe më tej vetedijësimin e BE për përshpejtimin e zgjerimit.
Pyetje: Është emocionuese gatishmëria që tregoi Brukseli për të mirëpritur Ukrainën kur filluan sulmet ndaj këtij shteti por a do të presë Brukseli që edhe në portat e Ballkanit të trokasë lufta që përveçse të shpreh vullnetin për të caktuar në rastin konkret për Shqipërinë një datë konkretet për konferencën ndërqeveritare.
Borrell: Të thuash që një vend duhet të pushtohet që të bëhet vend kandidat është një thjesht shumë i madh i një realitet i trishtë dhe kompleks. Ne reaguam menjëherë kundër pushtimit, mobilizuam një sasi fantastike popujsh, njerëzish dhe sanksionesh. Me Ukrainën ne kemi marrëveshjen më të plotë të stabilizim-asociimit se me çdo vend tjetër, është një partner i fortë për ne Ukraina, ne kemi investuar shumë para në Ukrainë që kur Rusia mori Krimenë. Është normale që ndjemë shqetësim. Nuk është thjesht një çështje dypalëshe kjo apo një marrëveshje stabilizim-asociimi mes Ukrainës dhe BE, por ka të bëjë me rendin ndërkombëtar, të drejtat e njeriut në gjithë botën.
Ne paralajmëruam Putinin se nëse pushton Ukrainën në mënyrë të mënjëhershme do të ndeshni sanksionet më të forta që keni ndeshur më parë. E thamë dhe e mbajtëm. Nuk ka të bëjë kjo me shpejtësinë e procesit të zgjerimit me shtetet e tjera por ka të bëjë me situatën e përgjjthshme politike në Europë.
Është rritur ndërgjegjësimi për rëndësinë e përshpejtimit të procesit që ishte ngadalësuar vitet e fundit për rrethana që nuk ka të bëjë me përgatitjen e vendeve kandidate dhe ka rritur gatishmërinë tonë për ta zgjidhur këtë çështje. Do të na duhet të vazhdojmë dhe do të vazhdojmë mbështetjen tonë ndaj Ukrainës dhe Ukraina ka kërkuar të konsiderohet vend kandidat si vendet e tjera Moldavia, Gjeorgjia. Kjo do të dojë kohën e vet, ka procedurat e veta. Por ama ka vende të tjera të cilat kanë pritur për kohë të gjatë, kanë përmbushur të gjitha kushtet, kërkesat që janë bërë dhe tani ka ardhur koha, shpresoj, kur ka dëshirë gjendet zgjidhja, që këto aktivitete të funksionojnë si katalizatorë për këto çështje.
Shefi i diplomacisë europiane Xhozef Borel ishte sot në Tiranë në kuadër të një turi ballkanik që nisi dje në Maqedoninë e Veriut sot në Tiranë ndërsa nesër do të vijojë me një takim në Bosnje Hercegovinë. Deklaratat u bënë në konferencën për media organizuar sot (15 mars 2022) në kryeministri.

