BE, plan ekonomik për pasojat e luftës? Borrell: Ballkani nuk lihet jashtë, por mos prisni të zgjidhë sfidat brenda natës

Shefi i diplomacisë europiane Josep Borrell siguroi kryeministrin Rama se BE nuk do të lërë jashtë Ballkanin Perëndimor nëse do ketë një plan ekonomik për përballimin e pasojave ekonomike të luftës Rusi-Ukrainë.

Por nga ana tjetër ai e përgatiti që të mos shpresojë shumë pasi  nuk do të jetë një plan ekonomik që do tu japë zgjidhje brenda natës të gjitha sfidave me të cilat po përballen vendet.

Borrell: Gjatë pandemisë ne e mbështetëm Shqipërinë, është e vërtetë që në fillim ishim të ngadaltë në mbështetjen tonë. Një plan nga këndvështrimi ekonomik dhe pasojat ekonomike të luftës, sigurisht që ky plan do të përfshijë Ballkanin Perëndimor medeomos por mos mendoni që do të jetë një plan ekonomik për ti dhënë përgjigje çdo lloj sfide të mundshme brenda natës. Udhëheqësit i kanë diskutuar këto çështje në Versajë do të vazhdojnë diskutimin. Ne po hapim kapacitetet tona ekonomike dhe financiare për t'ju përgjigjur kësaj krize që nuk është çështje vetëm për Shqipërinë por është çështje për Brukselin dhe një ndërprerje shumë të madhe që ka krijuar lufta në qarqet ekonomike-financiare botërore. Duhen përgjigje, reagime të duhura, të kapaciteteve të bankave qëndrore, të bankave të investimeve dhe kapaciteteve investuese të shteteve anëtare.

Nga ana tjetër kryeministri Edi Rama tha se nëse gjërat do të vazhdojnë kështu për një apo dy muaj BE do të detyrohet të bëjë diçka për të mbështetur vendet dhe nëse do e bëjë patjetër që duhet ta përfshijë Ballkanin Perëndimor si pjesë e këtij plani.