"Kjo do të jetë kriza më e madhe humanitare" paralajmëron Borel. Mban shënim kërkesat e Ramës

Me pushtimin rus të Ukrainës Shefi i diplomacisë europiane, Xhozef Borel (Josep Borrell) paralajmëroi  krizën më të madhe humanitare për të cilën BE por dhe bota duhet të pëgatitet

Nga Tirana në një konferencë për gazetarët Borel pranoi se do të kemi një tronditje dhe është momenti për të treguar solidaritet.

Xhozef Borel:“Më vjen keq të them por do të jetë një fenomen që do të ndikojë shumë më shumë vendet e varfra. Ata janë të varura shumë nga gruri që prodhohet në Rusi. Rusia ka ndaluar eksportet dhe do të krijojë valë të mëdha shoku, tronditjeje në ekonomitë tona. Gjëja më e mirë është të bëhemi bashkë e të kemi një strategji e cila do të na bëjë të ndihmojmë njëri tjetrin.

“Mbajta shënim kërkesën” i tha Borel kryeministrit Rama, i cili shfrytëzoi praninë e shefit të diplomacisë europiane për ti kërkuar BE që të mos përjashtojë Ballkanin Perëndimor nga ndihmat si me vaksinat, nëse gjithmonë do të ketë një plan mbështetës.

“Mbajta shënim kërkesën që ju bëtë për një reagim për Ballkanin Perëndimor  për Shqipërinë për këtë krizë ekonomike. Ne e kemi këtë shock të tretë asimetrik, pas krizës së euros, pandemisë.

2.5 milionë sot u largua nga Ukraina.  Ushtria ruse nuk e ka të mundur të pushtojë Ukrainën dhe bombardon. Këtë e bëri dhe në Siri. Mos harroni Alepon, Çeçeninë, kroznil

Kjo do të jetë kriza më e madhe humanitare. Prandaj ne duhet të bëjmë tre gjëra për të izoluar Rusinë nga komuniteti ndërkombëtar, për të vendosur një kosto shumë të lartë të sanskioneve dhe mbështesim popullin ukrainas dhe të mbështesim popullin që po na mbështet në këtë përpjekje madhore. Populli shqiptar është qartësisht i vendosur për të qëndruar plotësisht në anën e të drejtës ndërkombëtare.”

Gjithashtu Boreli siguroi se BE do ta ketë në vëmendje dhe gadishmërinë e Shqipërisë për infrastrukturën.

Xhozef Borel: "Ju folët për planin e investimeve ekonomike i cili ka mobiloizuar dhe do të vijojë të mobilizojë burime të paprecedenta për të mbështetur diversifikimin e furnizimit me energji, uljen e varësive por dhe fuqizimin e bashkëpunimit rajonal.

Mbajta shënim edhe vullnetin që ju shprehët për infrastrukturën që mund të ndihmojë të hapë Shqipërinë në të gjithë këtë hapësirë fizike të rajonit. Do ta ketë vëmendjen."

Shefi i diplomacisë europiane Xhozef Borel ishte sot në Tiranë në kuadër të një turi ballkanik që nisi dje në Maqedoninë e Veriut sot në Tiranë ndërsa nesër do të vijojë me një takim në Bosnje Hercegovinë. Deklaratat u bënë në konferencën për media organizuar sot (15 mars 2022) në kryeministri.