Paketa e rezistencës sociale, Komisioni i Rithemelimit kërkon interpelancë me Ramën

Grupi i Rithemelimit ka kërkuar interpelancë me kryeministrin Edi Rama.

Kërkesa drejtuar kryetares së Kuvendit është firmosur nga 9 deputetë të cilët kërkojnë interpelancë për 3 pika kryesore, paketën anti-krizë, gjendjen e Rezervave Materiale të shtetit dhe Rezervës së Sigurisë së Naftës.

"Të shqetësuar për situatën e shkaktuar nga pandemia e çmimeve, për shkak të papërgjegjshmërisë së Qeverisë, që rëndon dhe përkeqëson jetesën e cdo familje shqiptare, së bashku me deputetët e Komisionit të Rithemelimit kërkuam interpelancë urgjente me kryeministrin Edi Rama" shkruan Albana Vokshi në twitter.

Ndërkohë ministrja Krifca dhe ministri serb i bujqësisë, Branislav Nedimovic, kanë konfirmuar hapjen e tregut dhe lëvizjen e lirë të grurit dhe misrit ndërmjet Serbisë dhe Shqipërisë.

Në kuadër të marrëveshjes Open Balkan, pavarësisht se për tregjet e tjera ndërkombëtare mund të jenë mbyllur, gruri dhe misri nga Serbia do të lëvizin lirisht në drejtim të tregut dhe konsumatorit shqiptar.

Paketa e rezistencës sociale, Komisioni i Rithemelimit kërkon