LSI i kërkon Prokurorisë së Përgjithshme të hetojë dhunën policore ndaj protestuesve
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Mars 2022, 10:54
Lëvizja Socialiste për Integrim kërkon hetimin e dhunës së policisë dhe civileve te paidentifikuar në tubimet e qytetarëve në disa qytete të vendit.
Nënkryetari i kësaj partie, Petrit Vasili, i është drejtuar me një kërkesë Prokurorit të Përgjithshëm, Olsian Çela, ku i kërkon nisjen e hetimit për veprimet e policisë.
Letra e Vasilit dhe për dijeni SHÇBA-së, Avokatit të Popullit dhe kryeministrit Edi Rama.
Sipas Vasilit, Policia e Shtetit ka shkelur ligjin dhe diskriminuar qytetarët.








