Borel nga Tirana njofton saksione të reja Moskës: Në shënjestër tregtia, sektori i energjisë dhe i çelikut

Nga Tirana shefi i diplomacisë europiane, Xhozef Borel (Josep Borrell) njoftoi sanksione të reja që BE ka marrë ndaj Rusisë. Këtë herë në sektorin e tregtisë dhe të sektorit energjetik dhe të çelikut.

Borrel pranoi se është moment kritik ndërsa shtoi se BE do vijojë ta mbështesë Ukrainën.

"Ky është një moment kritik për ne për BE-në për të gjithë botën dhe Ballkanin Perëndimor, sigurisht edhe për Shqipërinë dhe më shumë se kurrë duhet të diskutojmë.

Është e tmerrshme si udhëheqja ruse vazhdon të sulmojnë Ukrainën pa dallim. Nuk është thjesht një luftë në kuptimin ushtarak por sulm kundër Ukrainës, qyteteve dhe njerëzve të saj, civilë, fëmijë, gra
Forcat e armatosura ruse po shkaktojnë vdekje, dëshpërim e dëme teje të mëdha.

Kemi parë dhe qëndresën kurajoze të Ukrainës dhe me ngulm do të vijojmë mbështetjen tonë të gjerë për Ukrainën e cila do të vijojë pavarësisht kërcënimeve ruse.

Ka qenë agresion brutal nga Rusia me fqinjën e saj dhe në përgjigje të këtij agresioni brutal ne kemi miratuar sot një paketë të katërt të fortë masash kufizuese, sanksione që të kontribuojnë më tej në rritjen e presionit ekonomik ndaj Kremlinit dhe të gjymtojë bazën e vet logjistike dhe kapacitetet për të financuar pushtimin e Ukrainës. Masat që do ndërmarrim prekin tregtinë ruse, qasjen në tregje, anëtarësimin në institucione të ndryshme ndërkombëtare financiare, kriptopasuritë, eksportin e mallrave. Në shënjestër kemi vënë dhe sektorë kritik të energjisë, si ai I çelikut dhe energjisë."

Gjithashtu është shtuar dhe lista e oligarkëve që i janë bllokuar pasuritë.

Në listën tonë prej tashmë 800 po shtojmë gjithnjë e më shumë individë e kompani që luajnë një rol aktiv në mbështetjen që u japin atyre personave, klikës rreth Putinit që minojnë sovranitetin e Ukrainës nga qeveria ruse.

Kjo është një goditje madhore ndaj bazës ekonomike dhe logjistike mbi të cilin Putini po ndërton pushtimin dhe po merr burimet për të financuar atë. Nuk ia vlen të përsëritet që ky agresion është një shkelje e të drejtës ndërkombëtare por dhe kërcënim ndaj sigurisë dhe stabilitetit në Europë"    

Shefi i diplomacisë e quajti pushtimin rus në Ukrainë dhe pasojat e luftës një shok të tretë asimetrik në ekonominë europiane tha se pasojat e luftës do të ndikojnë në ekonominë europiane por dhe të vendeve të varfra.

 E di që ju keni hasur shqetësime mjaft të mëdha dhe në fakt në mendjet e të gjithë qytetarëve janë rritja e çmimeve e jo vetëm në Shqipëri kjo. Lufta ka krijuar një ndërprerje shumë të madhe në ekonominë botërore. Nuk janë pasoja të qenit në krah të sanksioneve pasi nuk ka pasur të bëjë kjo fare me sanksionet por është një proces që ka nisur me rritjen e çmimeve më parë, të energjisë, të naftës, të karburantit, të gazit, që është pasojë e varësisë që kemi ne të gjithë botës ekonomike dhe botërore, pra është një varësi e ndërvarure të gjithëve ne e tashmë po bëhet shumë më e qartë pasi Rusia po e përdor atë si armë. Kjo nuk është thjesht një çështje që ka të bëjë vetëm me Shqipërinë apo është pasojë e sanksioneve. Është pasojë e luftës. Pasojë e ndalimit të eksporteve, e rritjes së çmimeve të produkteve të cilat na prekin të gjithëve ne këtu në Europë, në Ballkanin Perëndimor, në Afrikën veriore, gjithandej.

Më lejoni ta ilustroj këtë me një shembull. Unë për shembull po paguaj faturën e energjisë në Spanjë. 50 euro ka qenë më parë ndërsa tani ka shkuar 500 euro pikërisht njësia e mëparshme. Kjo ka ndodhur në të gjithë Europën. Çmimet e energjisë elektrike janë rritur të paktën gjashtëfish. Nafta, karburanti që përdor për makinën në Bruksel është më shumë se 2 euro litri. Pra 20% rritje ka qenë. Mund të përmend të njëjtat shifra për ushqimet, produktet ushqimore por më vjen keq të them që do të jetë një fenomen që do të ndikojë vendet më të varfëra në botë shumë më shumë se ne, sepse ata janë të varur shumë nga gruri që prodhohet në Rusi, që edhe Rusia ka ndaluar tashmë eksportet dhe do të krijojë valë të mëdha shoku, tronditjeje në ekonomitë tona dhe gjëja më e mirë do të jetë që ne të bëhemi bashkë e të kemi një strategji që do të na bëjë të ndihmojmë njëri tjetrin.

Borel shprehu solidaritetin e Europës me Shqipërinë dhe u shpre pozitivisht për kërkesën e Ramës që të mos përjashtojë Ballkanin Perëndimor nga ndihmat si me vaksinat, nëse gjithmonë do të ketë një plan mbështetës.

"Mbajta shënim kërkesën që ju bëtë për një përgjigje, një reagim pra për Ballkanin Perëndimor, për Shqipërinë, për këtë krizë ekonomike dhe se ne kemi këtë shok të tretë asimetrik në ekonominë europiane.

Së pari ka qenë kriza e eurove, asimetrike, që ka ndikuar vendet në jug. Së dyti ka qenë pandemia, edhe kjo asimetrike, ndoshta disa vende pak më shumë se të tjera por është edhe simetrike pasi po të shikojmë kufijtë lindor të Europës, Polonia sot ka arritur të ketë aq shumë refugjatë, të njëjtën shifër refugjatësh sa është bërë vendi në Europë me përqindjen më të lartë të refugjatëve vetëm brenda 2 javëve. Pra mendoni sa shpejtë kanë ndryshuar gjërat. Ne kemi pritur në Bashkimin Europian, në shtetet anëtare të BE-së më shumë se 2  milionë individë dhe kjo është bërë me qëllim për të shkatërruar Ukrainën, për ta boshatisur atë, që ti detyrojë qytetarët ukrainas të largohen. Pra, 2.5 milionë sot por sa do të jetë ko shifër nesër apo pasnesër nëse fushata e bombardimeve vijon, në rast se popullsia do të mbetet pa ushqim? Pra mund të qëndrosh ca kohë pa ngrohej, por jo pa ushqim dhe pa ujë. Kjo po ndodh në Mariupol dhe në shumë qytete të tjera të Ukrainës."

"Ushtria ruse nuk e ka të mundur të pushtojë siç donte dhe çfarë bën? Rrotullohet, vjen rrotull dhe e di se çfarë mund të bëjnë dhe ky është bombardimi, shkatërrimi dhe këtë e kanë bërë në Siri. Mos harroni, të gjitha ato filmime që na kanë ardhur nga Alepo, ose në Çeçeni dhe po bëjnë të njëjtën gjë sot në Ukrainë. Kjo do të jetë kriza më e madhe humanitare, siç e tha dhe sekretari i përgjithshëm i OKB-së dje.

Prandaj ne duhet të bëjmë tre gjëra për të izoluar Rusinë nga komuniteti ndërkombëtar, për të vendosur një kosto shumë të lartë të sanksioneve tona për Rusinë dhe të mbështesim popullin ukrainas dhe të mbështesim ata popuj që po na mbështesin ne në këtë përpjekje madhorë dhe Shqipëria është një prej këtyre vendeve, populli shqiptar është një nga popujt më të rëndësishëm që janë qartësisht të vendosur për të qëndruar plotësisht në anën e të drejtës ndërkombëtare, integritetit territorial dhe të drejtave të njeriut."

Shefi i diplomacisë europiane Xhozef Borel ishte sot në Tiranë në kuadër të një turi ballkanik që nisi dje në Maqedoninë e Veriut sot në Tiranë ndërsa nesër do të vijojë me një takim në Bosnje Hercegovinë. Deklaratat u bënë në konferencën për media organizuar sot (15 mars 2022) në kryeministri.