Me tren nga Shkodra për pelegrinazh në Laç, në lutje mes halleve të përditshme edhe Ukraina
Për 13 javë ky tren që vjen nga Shkodra në Laç do të jetë në shërbim të pelegrinëve nga veriu drejt kishës së Shna Ndout, ku nisi pelegrinazhi i 13 të martave.
Linja ka funksionuar çdo vit dhe ofron çmime të përballueshme nga të gjithë, sidomos në këto kohë të vështira për ekonominë familjare.
"Çmimi i biletës është i arsyeshëm, 150 lekë vajtje-ardhje për Shkodër."
Vendi që cilësojnë të shenjë ndodhet në majën e kodrës dhe mund të arrihet vetëm në këmbë
Kryejnë ndalesat tradicionale në gjurmët e Shenjtit Shna Ndo.
"Ndihmoftë rininë të mos marrë rrugë të këqija, por vetëm rrugët e Zotit, rrugët e mbara."
Ndezin qirinj dhe luten për ndihmë.
"Kemi nevojë të gjithë për fjalën e Zotit, imagjino politikanët e sotëm po të besojnë në Zot."
Në kohë të vështira, besimi u jep shpresë.
"Zoti është i madh, Zoti i ndihmoftë të gjithë, mbarë borën. U bëftë paqe për Ukrainën, që është në luftë."
Të shumtë janë ata që rikthehen si falenderim për mrekullitë, që siç thonë, kanë përjetuar.
"Më është rrëzuar djali në Itali, ma ka kthye në jetë. E kam sot me fëmijë dhe grua."
Pelegrinazhi pranë kishës së Laçit përfundon duke pritur 13 qershorin, kur aty mblidhen disa mijëra pelegrinë të ardhur nga Shqipëria por edhe vende të tjera.

