Batuta e Ramës: Nuk ka krushk që anulon dasmën. Ne jemi në dashni të madhe me Europën
Pushtimi rus i Ukrainës duket se do të përshpejtojë çeljen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Shefi i i diplomacisë europiane Xhozef Borel nënvizoi rëndësinë e rigjallërimit të procesit të zgjerimit të BE-së me Ballkanin Perëndimor, madje tha se po synonte që kjo të ndodhte brenda presidencës së BE-së.
Rama thotë se Shqipëria ka kohë që është gati por pret BE ndërsa garantoi edhe një herë qëndrimin e palëkundur të Shqipërië për tu integruar në Europë.
Paralelizmin e bëri me dasmën, në përgjigje të pyetjes së gazetarit të pranishëm në konferencë. Edhe Borel pati një batutë të tijën.
“Nuk e di traditën shqiptare që anulon dasmën se krushqit nuk lënë nusen të vijë. Zakonisht dasmat në traditën shqiptare bëhen në marrëveshjen mes krushqeve dhe jo dakordësinë mes të martuarve por po ti shkoj e ta marr të mirëqënë këtu nuk ka krushk që anulon dasmën se ne jemi në dashni të madhe me Europën. Ne jemi gati për tu martuar në momentin që Europa do të thotë jam dhe unë gati dhe nuk mjaftohet duke ju thënë që ne ju duam shumë por nuk kemi kohë të flasim. Flitet për bisedime për martesë.
Deklaratat e dashurisë i kemi marrë dhe meritojmë se jemi për tu dashur, flas për shqiptarët e Shqipërinë, por përgatitjet për martesë siç kemi bërë nuk do i bëjmë më se këta nuk paraqiten jo se nuk duan por se nuk kanë kohë të martohen. Kur ta gjejnë kohën ne jemi gati. Do të jetë pa fishekzjarre e muzikë e festë e madhe. Do të jetë një martesë e konsumuar pa u martuar akoma.
Borel: Kur flasim për martesa ka lloje të ndryshme martesash
Shefi i diplomacisë europiane Xhozef Borel ishte sot në Tiranë në kuadër të një turi ballkanik që nisi dje në Maqedoninë e Veriut sot në Tiranë ndërsa nesër do të vijojë me një takim në Bosnje Hercegovinë.

