Tunelet e nëntokës në Gjirokastër
Karriget prej hekuri, tavolina dhe një tabelë janë e vetmja dëshmi e mbetur nga puna 10-vjeçare. Ngjarjet e vitit 97 si kudo në Shqipëri sollën shkatërrim edhe aty.
Korridoret dhe muret janë dëshmi e paranojës së regjimit diktatorial ndaj një sulmi të mundëshëm bëthamor ose pushtimi të huaj.
Tunelet e ndërtuara në Gjirokastër gjatë periudhës së ndarjes me ish-Bashkimin Sovjetik kanë 60 dhoma.
Sot dëshmi e gjithë punës 10-vjeçare të atyre viteve kanë mbetur këto karrige, tavolina dhe një tabelë.
Trazirat që përfshinë Shqipërinë në 1997 bënë që këto tunele të shkatërrohen.
Me 4 hyrje-dalje, ato ishin ndërtuar në fshehtësi të plotë për popullatën civile, ndërsa hyrjet ishin të veçanta për zyrtarët e partisë.
Vendstrehimi përbëhet nga salla mbledhje, ambiente pune, pushimi, madje pjesë e tij është edhe një depo për furnizimin me ujë të pijshëm dhe centrali elektrik.
Tanimë këto objekte në zonën historike të Gjirokastrës janë kthyer në atraksion turistik, ndërsa janë ndër të vetmit në vendin tonë me kushte më të mira sesa të tjerët që kanë degraduar pasi janë lënë në harresë.





