Ndodh në Vlorë, 3 vajza italiane vjedhin byzylykun e kushtueshëm në argjendari por kapen në port (FOTO)
Nga Edi Ruçi Përditësimi i fundit 15 Mars 2022, 13:44
Tre vajza të reja italiane arritën të vidhnin në një argjendari në Vlorë një byzylyk shumë të shtrenjë, duke shpërqëndruar shitësen.
Ngjarja ka ndodhur me 11 mars. Ora News ka siguruar pamjet bnga kamerat e sigurisë.
Vlera e byzylykut me diamantë ishte tejet e lartë dhe u zbulua vetëm pas ikjes së tyre nga dyqani.
Pas vjedhjes drejtuesit e dyqanit kërkuan ndihmë për të identifikuar 3 vajzat që flisnin italisht.
Qytetarët arritën që ti identifikonin dhe 3 hajdutet u kapën duke ikur nga porti i Vlorës.
Policia i ka ndaluar menjëherë në terminal ndërsa pas marrjes në pyetje ato kanë deklaruar se kanë mbërritur disa ditë më parë në qytetin e Vlorës dhe kanë pranuar autorësinë e vjedhjes.

