Tentuan të vrisnin me mjet prerës një 45-vjeçar, arrestohen vëllezërit në Tiranë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Mars 2022, 13:49
Dy vëllezër në Tiranë janë arrestuar nga policia pasi kanë tentuar të vrasin me thikë një 45-vjeçar.
Në pranga ranë vëllezërit Anxhelo dhe Endrit Dashi, 23 dhe 26 vjeç, banues në Selitë, për veprat penale "Vrasja me dashje", e kryer në bashkëpunim mbetur në tentativë dhe "Prodhimi, mbajtja, blerja, apo shitja pa leje e armëve të ftohta".
Këta dy shtetas, gjatë një konflikti për motive të dobëta, në rrugën "Prokop Mima", kanë tentuar të vrasin me mjet prerës shtetasin Vladimir Mersini, 45 vjeç, banues në Selitë.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjeti prerës.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

