I dënuari që punon si kuzhinier në burg, 380 të dënuar do të punësohen në burg dhe në privat

Në vendin tonë ka nisur zbatimi i një vendimi për puënsimin e të burgosurve. Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, tha se janë 380 të dënuar që do të punësohen ndërsa ata do të paguhen deri në 30 mijë lekë të reja në muaj.

Kastriot Ramazani po vuan dënimin në burgun e Durrësit.

I dënuar me 8 vite burg, ai ka kryer vetëm 1 vit e gjysmë, ndërsa në burg ka nisur të punojë.

Brenda institucionit ai heq rrobat e të burgosurit dhe vesh ato të kuzhinierit.

Në kuadër të një vendimi, tanimë të burgosurit që punojnë do të paguhen me 25 përqind të pagës që ka ai profesion.

“Do më ndihmojë që të ja çojë fëmijës tim, të ushqehet. Kam një nuse që është e papunë. I vetmi krah pune jam vetëm unë, unë jam këtu."- tha ai. 

Gjatë një inspektimi në burgun e Durrësit, ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, tha se në të gjithë vendin do të punësohen rreth 380 të dënuar.

“Punësimi në burgje jo thjesht dhe vetëm në administratat e JVP-ve por edhe në sektorin privat. Jemi në bisedime e sipër në burgun e Fierit, për të punësuar 200 të dënuar në sektorin priva, po ashtu edhe 70 të dënuar në institucionet e vuajtjes së dënimit në Malësi të Madhe, në sektorin privat. Në total do të jenë 380 të dënuar deri në fund të vitit që do të punësohen. “- shprehet Ulsi Manja.

Të dënuarit që do të punësohen në sektorin privat do të paguhen me pagën minimale.

Në kuadrin e vjetër ligjor, puna e të dënuarve shpërblehej me zbritje të ditëve të dënimit.

I dënuari që punon si kuzhinier në burg, 380 të dënuar