Rekrutë shqiptarë në Ukrainë? Rama i shpreh shqetësimet: Moska po na akuzon pa baza. Borel: Ballkani fushëbeteja BE - Rusi
Veç ndërhyrjes dhe influencës ruse në Ballkanin Perëndimor, një tjetër shqetësim i Brukselit është dhe keqinformimi rus që përhapet në rajon.
E konfirmoi shefi i diplomacisë europiane Xhozef Borel sot në Tiranë duke shtuar dhe rëndësinë e rigjallërimit të procesit të zgjerimit të BE-së
Xhozef Borel: “Sigurisht që jemi të shqetësuar nga ndërhyrja e influence ruse në Ballkanin Perëndimor dhe kjo nuk është e re. Por keqinformimi rus është rritur. Ne e shikojmë e perceptojmë. Shikojmë kur thuhet se kjo është mënyrë për të mbrojtur genocidin rus. Është një mjet që po përdoret dhe duhet prerë. Na duhet të mbyllim këtë keqinformim jo vetëm për hapësirën por dhe mendësinë e tyre.
Po, ne na duhet të kuptojmë dhe përballemi me influencën ruse kudo ku ndodhet në Ballkanin Perëndimor në disa vende më shumë se të tjera. Ne jemi të ndërgjegjshëm që Ballkani Perëndimor do të jetë një fushëbetejë për ide të ardhmen për rrugëtimin e Ballkanit Perëndimor, kjo natyrisht rigjallëron një proces që është varur më përpara në çështje që përpara kësaj lufte e tragjedie njerëzore tashmë duket sikur nuk është kaq e rëndësishme sa ka qenë.”
Nga ana e tij kryeministri Rama nënvizoi se në këtë situatë integrimi i Ballkanit Perëndimor është tepër i rëndësishëm
Xhozef Borel: “Kjo nuk është një luftë që nuk na përket. Na përket tërësisht. Është një luftë për të mbrojtur atë që kemi fituar 31 vjet më përpara dhe për të mos u kthyer më. Por është dhe një luftë për të mos lejuar që forca e Rusisë të shtrihet përtej duke ardhur deri këtu apo shtrirë më poshtë. Besoj që BE i ka të gjitha fuqitë që këtë armë do e neutralizojë. Do e neutralizojë se i ka të gjitha fuqitë”
Edhe Rama u ndal tek propaganda ruse dhe shprehu shqetësim për deklaratat ruse se Shqipëria e Kosova po furnizon Ukrainën me mercenarë
“Sa i takon propagandës ruse, disktuam dhe një aspekt tjetër që ka të bëjë me përmendjen e vazhdueshme të Shqipërisë nga ana e autoriteteve të Moskës si një prani problematike në këtë konflikt. Akuza se Shqipëria po furnizon Ukrainën me mercenarë së bashku me Kosovën, është akuzë pa asnjë bazë por dhe shqetësuese megjithatë ne po ndjekim me vëmendje këtë aspekt.”
Shefi i diplomacisë europiane Xhozef Borel ishte sot në Tiranë në kuadër të një turi ballkanik që nisi dje në Maqedoninë e Veriut sot në Tiranë ndërsa nesër do të vijojë me një takim në Bosnje Hercegovinë. Deklaratat u bënë në konferencën për media organizuar sot (15 mars 2022) në kryeministri.